Mësoni rreth kancerit të lëkurës

Kanceri i lëkurës është kanceri më i shpeshtë në botë. Zakonisht ai shkaktohet nga ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur në rrezet e diellit, i cili depërton dhe dëmton lëkurën kohë pas kohe.

 

Lezionet kancerogjene shfaqen në përgjithësi në vende që janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit (UVA dhe UVB) sikurse fytyra, qafa, kurrizi dhe gjymtyrët. Eshtë më i shpeshtë mbi moshën 50 vjeç por gjithkush mund të preket.

 

Përqindja e diagnostikimit për të gjitha format e kancerit të lëkurës është duke u rritur por njihet gjithashtu fakti që kanceri jo-melanocitik është ende i nën raportuar në statistikat zyrtare, duke maskuar shkallën e vërtetë të prevalencës së tij.

 

Kanceri i lëkurës është një nga format më të kurueshme të kancerit me një përqindje të mirë rekuperimi. Megjithatë sensibilizimi i popullatës për shenjat e hershme është ende i ulët, duke zvogëluar kështu mundësinë e diagnostikimit të hershëm të tij.

 

'Kanceri i lëkurës' ka disa forma klinike dhe secilla prej tyre ka simptoma, ashpërsi dhe trajtim të ndryshëm.

 

 

 

KANCERI JO-MELANOCITIK  MELANOMA

Karcinoma bazoqelizore

Forma me e shpeshte dhe me pak e rrezikshme e kancerit te lekures.       

Forma me e rrezikshme e kancerit te lekures.

Karcinoma spinoqelizore

Forma e dyte me e shpeshte e kancerit te lekures.

 

Keratoza aktinike

Lezionet pre-kanceroze.

 

Merkel cell carcinoma

A rare and aggressive form of skin cancer.