Parandaloni kancerin e lëkurës

Kanceri i lëkurës është një nga kanceret më të shmangshëm. Për shkak se kanceri i lëkurës mund të diagnostikohet me sy te lire , ai mund te zbulohet ne fazat e hershme dhe meqenese faktori kryesor i rrezikut eshte ekspozimi ne diell, ne mund te ndryshojme sjelljen tone karshi ketij ekspozimi.

 

Veshja e rrobave mbrojtëse, shmangia nga rrezet e diellit direkte midis orës 11 dhe 3 pasdite gjatë verës (kur rrezatimi UV është në kulmin e saj), qendrimi ne  hije dhe aplikimi i rregullt i kremit mbrojtes janë mjetet kryesore të rekomanduara për mbrojtjen ndaj UV.

 

Individët me sy të kaltër, flokë të kuq ose flokëverdhë, që digjen lehtësisht nga dielli, qe nuk nxihen dhe jane te mbushur me quka jane me te rrezikuarit per te zhvilluar kancer lekure.

 

Kujdes i veçantë duhet të merret për të mbrojtur fëmijët, pasi ekspozimi ndaj diellit gjatë fëmijërisë rrit rrezikun e përjetshëm të kancerit të lëkurës.

 

Parandalimi paresor do te thote te pengosh zhvillimin e semundjes perpara se ajo te ndodhe dhe konsiston kryesisht ne limitin e ekspozimit ne rrezet UV.

 

Ka disa menyra ekspozimi ne diell:

 

  1. Ekspozimi ndaj rrezeve te diellit ne menyre te pavullnetshme - kohe e harxhuar ne rrezet e diellit gjate aktiviteteve te rutines ditore.

  2. Ekpozimi ne rrezet e diellit gjate fazes rekreative - kohe e harxhuar gjate aktiviteteve rekreative dhe sportive ne rrezet UV.

  3. Ekspozimi si pasoje e punesimit - kohe e harxhuar ne diell nga persona qe punojne ne kushte te jashtme atmosferike si fermere, roje bregdetare, postiere). 

  4. Ekspozimi i qellimshem ne rrezet e diellit - kohe e harxhuar ne diell si pasoje e deshires per te mare ngjyre.

 

Parandalimi dytesor nenkupton diagnostikimin e tij ne fazat e hershme ne menyre qe te trajtohet me sukses semundja.  Kjo nenkupton kryerjen e vete egzaminimeve te rregullta, njohjen  e faktoreve te rrezikut dhe vizita te rregullta te dermatologu juaj per nje check up te lekures.